Talentet me aftësi të kufizuara në shikim zhvillojnë një koncert muzikor në Korçë

11/04/2024 12:30

Në skenën e teatrit të Korçës, një formacion i veçantë muzikor që mban emrin Lefter Furxhi ka sjellë koncertin e parë.

Për herë të parë artistë profesionistë e amatorë, një pjesë prej të cilëve me aftësi të kufizuara në shikim, u bënë bashkë në  këtë grup muzikor duke sjellë një interpretim emocionues të këngëve korçare por edhe të tjera performanca.

Teksa në skenë kishin instrumentet e artistit emrin e të cilit mban ky formacion, dëshmuan se muzika kapërcen çdo pengesë fizike ndërsa ndanë emocionet e këtij koncerti.

Kjo iniciativë e veçantë synon mbështetjen e personave të talentuar me aftësi të

Kufizuar ne shikim dhe vazhdimësinë e këtij formacioni.

Top Channel