Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi qarkullonte me armë sportive në automjet dhe mbante kokainë.
Sipas policsë, gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari B. S., banues në Kukës kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel