Si kurrë më parë! Momenti kur “shkundet” Statuja e Lirisë nga tërmeti në New Jork

06/04/2024 13:23

New Yorku përjetoi njërin prej tërmeteve më të fuqishme në 40 vjetët e fundit.

Qytetarët e tij janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo me lëkundjet e tokës, edhe pse kjo e fundit nuk kishte magnitudë më të madhe se 4.8. Mjaftueshëm sa për të luhatur fort edhe simbolin ikonik të qytetit, Statujën e Lirisë, dridhjet e të cilës u regjistrua në kamera.

Eepiqendra e tërmetit ishte në shtetin e New Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri. Lëkundjet u ndjenë deri në Baltimorë dhe në Boston. Pati raportime edhe për lëkundje pasuese që u përjetuan nga banorët si të forta. U njoftuan mbi dymbëdhjetë lëkundje pasuese gjatë orëve në vazhdim, madje sipas USGS-së, më i forti gjatë mbrëmjes së të premtes ishte i magnitudës 4.

Tërmetet janë më pak të zakonshme në bregun lindor të Amerikës, pasi kjo zonë nuk është në kufijtë e pllakave tektonike. Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada. Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Top Channel