Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe toke në fshatin Shtiqas

01/04/2024 17:22
Zjarri në Shtiqas të Maliqit

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Shtiqas të Maliqit.

Flakët favorizohen edhe nga era e fortë. Në zonë kanë mbërritur punonjës të zjarrfikëses, shërbimit të mbrojtjes së pyjeve dhe banorë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht deri më tani, nuk raportohet që ndonjë banesë të jetë e rrezikuar nga flakët.

Top Channel