Live/ Dita e 21-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, mbajnë fjalime njëri pas tjetrit në tribunë
Boksieri shqiptar Florian Marku ka reaguar për herë të parë pas humbjes ndaj boksierit britanik Chris Kongo mbrëmjen e djeshme në Britani të madhe.
Pas 13 ndeshjesh fitore në boksin profesionist, Marku shkruan se e kishte harruar ndjesinë e humbjes pasi kishte shumë kohë pa e provuar. Duke falenderuar shqiptarët e pranishëm në stadium ku u mbajt ndeshja, Marku u shpreh se do të rikthehet më i fortë se kurrë.
“Faleminderit Zotit per gjithcka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa perjetuar dicka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë” – ka shkruar Marku.
Mbrëmë (31 mars), boksieri shqiptar humbi për herë të parë në karrierën e tij si profesionist në kategorinë e peshave të lehta. Britaniku Chris Kongo, mori fitoren pas 10 raundesh.
Top Channel