Në kohën që shumë të rinj emigrojnë dhe punojnë jashtë shtetit e kundërta ka ndodhur me 21-vjeçarin nga fshati Gjonçë në Cakran.
Erjon Zenaj mendon si të zgjerojë më tepër sipërfaqet më të mbjella duke kultivuar shumëllojshmëri perimesh. Prej më shumë se 3 vite fermeri së bashku me familje e tij kanë mbjellë një sipërfaqe të konsiderueshme me luleshtrydhe. Ata po bëhen gati për mbjelljet e pranverës në më shumë se 2 hektarë
“E kemi nisur këtë punë me një sipërfaqe të vogël dhe sot zotërojmë rreth 50 dynymë tokë, pjesën më të madhe e kemi marrë me qira. Çdo gjë e kemi bërw me forcat tona dhe pa ndihmën e askujt ndërsa tani na duhet ndihma e shtetit në sistemin e vaditjes, pasi sipërfaqet janë të mëdha dhe është e pamundur për t’i përballosh me ujë pusi”, u shpreh Erjon Zenaj.
Shqetësim për fermerin mbetet dhe krahu i punës pasi në zonë është shumë e vështirë për të gjetur punëtorë.
Top Channel