Një incident i pakëndshëm ndodhi pas prime-t në shtëpinë e Big Brother VIP.
Gjatë konsumimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.
Në debat është përfshirë edhe, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke e ofenduar me fjalë të rënda.
Pjesë nga debati:
Meriton Mjekiqi: A e di që je njeri i keq?
Egla Ceni: Ti çfarë po bën me gjestin tënd?
Meriton Mjekiqi: Je duke u dehur dhe po bën veprime që nuk duhet.
Egla Ceno: Po ti çfarë po bën, e do prapë në kokë ? Urdhëro
Meriton Mjekiqi: Ti je e marrë, ti je njeriu më i keq që kam njohur unë. Pse je kaq e pasjellshme
Egla Ceno: Sepse kështu jam
Meriton Mjekiqi: Ti je shembulli me i keq, je grua e keqe
Egla Ceno: Dhe ti je çun i keq
Meriton Mjekiqi: Ti je vajzë e poshtër, dehesh dhe sillesh kështu
Egla Ceno: Kam qejf
Meriton Mjekiqi: E di pse ? Sepse je e vetmuar brenda shtëpisë, e ke zemrën e keqe. Çdo ditë tregon veten. Po nuk është ky shembulli
Egla Ceno: Vazhdo bëje dhe këtë do kesh gjithmonë nga mua
Meriton Mjekiqi: Ti je një vajzë e poshtër
Egla Ceno: Edhe ti je djali i poshtër, ti dhe ajo jeni horror.
Meriton Mjekiqi: Ti duhesh trajtuar ndryshe
Egla Ceno Si? Do të më rrahësh?
Meriton Mjekiqi: Ti je psikopate, a je e çmendur, as logjikon. A mendon ti kur vepron?
Egla Ceno: Po ti mendon?
Meriton Mjekiqi: Ik, njeri i keq
Ilnisa Agolli: O pise femër, po ca të ka mbetur, si rri në këtë shtëpi ti, o pise femër, o grua që nuk meriton të quhesh grua. Kapeni dhe nxirreni për zhelesh, ashtu sic do të kapin jashtë për zhelesh, o poshtërsirë, o ndyrësirë.
Egla Ceno: Je ti! Bëjeni prapë dhe prapë kështu do e keni. Do edhe ti ndonjë gotë me verë kokës?
Ilnisa Agolli: Nga ty, po hajde guxo?
Egla Ceno: Mu afro dhe shihe
Ilnisa Agolli:Unë nuk i ndyj duart dhe gojën me fundërrina si ty
Egla Ceno: Fundërrinë je vetë
Ilnisa Agolli: E di mirë ti sa vlen, pise femër. Fundërrinë.
Top Channel