Mbi 11 mijë euro të padeklaruara me vete/ Ndalohet në Kakavijë 53-vjeçari, sekuestrohen paratë

30/03/2024 15:06

Një 53-vjeçar është kapur me mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Shtetasi me iniciale J. Ç. po dilte nga Shqipëria drejt Greqisë. Por, gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantë 11 110 euro.

Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa për 53-vjeçarin ku nisi procedimi në gjendje të lirë.

Top Channel