U tërhoq nga gara për drejtimin e Himarës, Gjikuria: Të bëjmë më të mirën për sezonin turistik

29/03/2024 12:47

Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara për drejtimin e bashkisë Himarë, pasi sikurse thotë, duhej një formë e paqtë për zgjedhjen e kryetarit të komanduar.

Sipas tij, duhet që fokusi të jetë te sezoni turistik.

“Duke parë që situata është aktualisht e tensionuar, pse të mos zgjedhim një formë më të paqme. Mos të harrojmë që kemi para një sezon turistik dhe besoj se çdo lëvizje që do të sillte vonesa në vendimmarrje, nuk do t’i shërbente Himarës. Procesi i zgjedhjeve ishte i qetë, pavarësisht se kishte tensione në fillim, më pas gjithçka shkoi normalisht”.

Top Channel