“Sot pamë se ligjin e do edhe PS, edhe PD edhe PL”, studiuesi Bido: Agimartasit qimen e ndërrojnë, por ideologjinë neonaziste nuk e harrojnë

29/03/2024 14:36

Studiuesi Ardit Bido ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas komandimit të Blerta Balës në krye të bashkisë Himarë.

Ai theksoi se me votimin u pa se ligji mbështetet nga edhe PS, edhe PD edhe PL.

“Çka ndodhi sot në qytetin e Himarës, në jug të Republikës së Shqipërisë, dëftoi më së miri atë që them prej kohësh: këtu nuk ka asnjë kundërshti as mes shqiptarësh e as mes shumicës dërrmuese me vetidentifikim shqiptar dhe pakicës paqësore me vetidentifikim grek. Këtu ka një përplasje ideore mes shtetasve shqiptarë pa dallime që duan begatinë e këtij vendi dhe nuk duan pengmarrjen e tij dhe pështyrësve të ligjit që shëmtojnë fytyrën e vetë më keq se e shëmton gëlbaza fizike që hedhin sepse kanë pështymën njerëzore të akumuluar në masakrat e MAVI-t, në përçundimin e simboleve kombëtare dhe në përdorimin e mekanizmave agimartase për t’u imponuar me qëllime antishqiptare brenda shtetit shqiptar!

Këtu, kemi të bëjmë me përplasjen mes pështymës dhe ligjit. Fakti që sot pamë se ligjin e do edhe PS, edhe PD (zyrtare dhe e rithemelimit), edhe PL, edhe çdo forcë tjetër politike reale që përfaqësohet me votat e himarjotëve në Këshillin Bashkiak rrëfen me dritën e paerrur nga asnjë pështymë se kush është përballë: agimartasit që qimen ndërrojnë por ideologjinë neonaziste nuk e harrojnë!”, shkruan Bido.

Top Channel