Nga 20 deri në 30 vjeç, mes tyre 4 vajza/ Zbulohen identitetet e 6 të lënduarve nga zjarri në hotelin në Vlorë, dy me djegie të rënda
Një protestues është ndaluar nga policia pasi hodhi lëndë piroteknike dhe molotov gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel