Gërryente tokën me eskavator në grykëderdhjen e lumit Mat, arrestohet administratori i firmës! Gjobitet me 2 milionë lekë

29/03/2024 13:46

Një person është arrestuar si dhe janë sekuestruar një kamion dhe një eskavator me të cilët gërryhej toka në afërsi të grykëderdhjes së lumit Mat.

Mësohet se në pranga ka rënë 38 vjeçari i identifikuar si F.F, administrator i firmës që po kryente punimet. Gjithashtu i arrestuari është gjobitur me 2 milionë lekë të reja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel