Sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “BBV3”, ka dasmë.

Heidi dhe Romeo do të martohen, ndërsa banorët nuk i kanë kursyer komentet dhe krahasimet. Ilnisa dhe Meritoni, të cilët u martuan një muaj më parë brenda shtëpisë, e quajtën harenë e sotme false.

“Krahasimisht me dasmën tonë, këtu ka një lloj hareje, fake, por ka hare. Rëndësi ka që Romeo të bëjë qejf, por për këta… Ia thashë dhe dje, këtu mund të interpretohet si të duan, por Romeo e di se për atë gëzoj. Atë ditë unë isha në kuzhinë dhe s’më bënë një fetë bukë të haja. Çfarë njerëzish”-tha Ilnisa.

“Unë me Romeon kam prish të gjitha raportet, por dua që ta gëzoj dhe kaloj mirë, sepse e di vetë sesi jemi ndjerë dhe kemi përjetuar dasmën tonë.Këtu mundohen të fshehin dyfytyrësinë,  kinse e duan dashurinë. Kanë qenë këta që e kanë goditur dashurinë prej ditës së parë dhe vazhdojnë duke thënë se dasma po bëhet për herë të dytë sepse publiku nuk ju do”-tha Meritoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA