“Çmenduria” e të riut në kryeqytet/ Lëviz me makinë në sensin e kundërt, i ofron para policit për t’ia hedhur paq

29/03/2024 11:55

Një shofer në kryeqytet është kapur duke qarkulluar në sensin e kundërt të rrugës, duke u bërë burim aksidenti.

28-vjeçari me iniciale E.I. është parë në rrugën “Faik Konica”, në kahun e gabuar. Pasi është ndaluar nga efektivët, ai u ka ofruar 10 euro për t’iu shmangur ndëshkimit.

Për pasojë, i riu u vu në pranga si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel