Presidenti brazilian Lula pret homologun francez Macron në Brasilia (fotot)

28/03/2024 19:31

Emmanuel Macron vizitoi pallatin presidencial në Brasilia ku u prit nga homologu Luiz Inacio Lula da Silva, në vizitën tre-ditore që besohet se ka në fokus mos përputhjet e opinioneve në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij, 46-vejçari Macron shihej i buzëqeshur e miqësor me 78 vjeçarin Lula, me të cilin kryen dhe një udhëtim të shkurtër në pyjet tropikale të Amazonës.

Franca dhe Brazili, respektivisht ekonomitë e shtatë dhe e nëntë më të mëdha në botë, konsiderohen faktorë të rëndësishëm në skenën gjeopolitik botërore, që shënohet aktualisht nga rivaliteti mes Kinës e SHBA.

Parisi e konsideron Brazilin si një urë lidhëse me ekonomitë në zhvillim, një influencë që Brazili ka forcuar me drejtimin rotacional të G20, dhe anëtarësimin në grupin e vendeve në zhvillim BRICS.

Presidenti francez mbërriti këtu pas vizitës nga Guiana franceze, ndërsa me presidentin brazilian ishin në qendrën veriore Belem, dhe në ishullin Combu. Në ishull ata u takuan me kreun e popullsisë indigjene Raoni Metuktire, i cili u dekorua me një medalje nderi të Francës.

90 vjeçari indigjen raportohet se kishte thënë se “Lulën e konsideroj si vëlla, ndërsa Macron si djalin tim”.

Mediat vendase thonin se dy presidentët duket se tentonin të tregonin se megjithë kanë qëndrime të ndryshme për luftërat në Ukrainë dhe në Gaza, mund të jenë bashkë për çështje të tjera si klima.

FOTO GALERI
1/3
Gjatë vizitës së tij, 46-vejçari Macron shihej i buzëqeshur e miqësor me 78 vjeçarin Lula, me të cilin kryen dhe një udhëtim të shkurtër në pyjet tropikale të Amazonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA