“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende Dy persona janë arrestuar dhe dy të një tjetër është shpallur në kërkim, pasi tentuan të transportonin kundrejt pagesës tetë emigrantë nga India.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata po transportonin emigrantët me tre automjete në momentin e kapjes nga policia. Atyre iu bë me shenjë për të ndaluar në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, por nuk iu bindën urdhrit dhe vijuan me shpejtësi lëvizjen.
Bashkautorë për transportimin kundrejt pagesave, të 8 emigrantëve nga India, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri. Të tre personat u vunë në ndjekej deri në momentin e kapjes. Njëri prej tyre arriti t’i shpëtonte prangave, duke u arratisur.
Të arrestuarit janë 22-vjeçari K.P dhe 22-vjeçari E.K ndërsa në kërkim u shpall 21-veçari A.R të tre banues në Lushnjë.
Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. dhe në atë që drejtonte shtetasi A. R. u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. P. kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel