Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit të saj.

Në studion e “Shqipëria live”, gazetarja dëgjoi intervistën ekskluzive të ish-partnerit, Jorgen Xoxi, bërë gjatë ditëve të parë të qëndrimit të saj në “reality show”.

Ajo nuk pranoi të tregojë shumë detaje ‘për hir të vajzës’, ndërsa shtoi se asnjëherë s’e ka ndaluar babanë të takojë Mikin.

“Unë nuk mund të ndikoj, t’i them vajzës që duhet të kesh këtë marrëdhënie me babin, duhet ta duash. Sepse fëmija vendos vetë dhe unë nuk e detyroj vajzën të ndërhyjë në zgjedhjet e saj.

Ne jemi njohur në moshën 17 vjeçe të dy, jemi ndarë më pas me marrëveshje. Jemi ndarë me divorc dhe janë caktuar oraret e takimeve me vajzën. Unë nuk e kam ndaluar asnjëherë, për me tepër që kaloja një kohë të gjatë në terren. Dhe ajo më shumë rrinte me babanë e saj dhe gjyshërit. Për gjyshërit i përshëndes, ruaj respekt për ta, më ndihmuan në rritjen e vajzës së bashku me prindërit e mi. Edhe sot e kësaj dite kur shkoj në Korçë, vajza takon ata. Ka qenë mbesa e parë në familjen e tyre. Nuk dua të flas shumë, sepse ka gjëra që nuk dua t’i diskutoj për hatër të vajzës që e kam në moshë delikate. Prandaj jam e kujdesshme”.

Sipas saj, Jorgen Xoxi është distancuar nga vajza, kur ka nisur bashkëjetesën me partneren e re.

“Krisja ka nisur kur ai ka filluar një bashkëjetesë me një tjetër. Vajza nuk ka qenë kundër, por mënyra si ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën, duke e larguar, bëri që ajo të mbajë inat ndaj të atit, pavarësisht se unë i kam thënë duhet ta takosh, është babi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA