Itali/ Shembet rruga në Romë, gropa e madhe “përpin” 2 makina të parkuara (FOTO)

28/03/2024 11:50

Diçka e pazakontë ndodhi në orët e para të 28 marsit në Romë të Italisë ku një rrugë u shemb duke krijuar kështu një gropë 10 metra të gjerë dhe 13 metra të thellë, ku përfunduan 2 makina që ishin të parkuara.

Policia dhe grupet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje ku siguruan zonën ku pati shembje të rrugës.

Fatmirësisht përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk pati persona të lënduar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel