“Grupi i Europianit i vështirë”, Buffon: Italia nuk do të bëjë figurë të shëmtuar!

28/03/2024 22:13

Shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon pret që kombëtarja axurre të mos bëjë një figurë të shëmtuar në Europian, edhe pse e pranoi se Grupi B ku bëjnë pjesë së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën, është shumë i vështirë. Në një intervistë të fundit, legjenda italiane shtoi se detyra e tij është të ndërmjetësojë mes futbollistëve dhe trajnerit Spalletti.

“Roli im në kombëtare është shef i delegacionit, por unë në fakt nuk komandoj askënd. Unë nuk komandoj as në shtëpinë time, imagjinoni në kombëtare. Ajo që bëj më shumë është ndërmjetësuesi mes trajnerit dhe lojtarëve.

Për mua është kënaqësi pasi ky post mbahej nga një legjendë si Vialli. Grupi në Europian? Jemi një kombëtare me shumë djem serioz, të përulur dhe të lumtur që do të luajnë në Europian. Është një grup i fortë ai që kemi, por jam i sigurt se si do të shkojnë gjërat, figurë të shëmtuar nuk do të bëjmë”, u shpreh Buffon.

Top Channel