Publikoi në “Tik-Tok” foton e të miturës, nis hetimi për 16 vjeçarin në Pogradec

27/03/2024 11:24

Rrjetet sociale vijojnë të mbeten problem sa i takon rasteve të shumta që raportohen në polici për shkeljen e privatësisë së personave të ndryshëm.

Këtë herë në Pogradec, policia ka nisur hetimin për një 16 vjeçar i cili dyshohet se ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” fotografinë e një 14 vjeçareje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel