Në Paris mblidhet sot Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili do të ketë në rend dite aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizëm.

Raportuese është Dora Bakojani. Sipas shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, nëse do të arrihet kuorumi i nevojshëm, raporit i Bakojanit do të marrë dritën jeshile. Bindja e Prishtinëz zyrtare është se kuorumi, pra numri i deputetëve të mjaftueshëm për trajtimin e kërkesës së Kosovës do të krijohet, pavarësisht disa shqetësimeve se ligjvënësit mund të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit francez për shkak të festës së Pashkëve. Nëse raporti aprovohet sot, atëherë  çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE kalon në Asamblenë Parlamentare, dhe në muajin maj, do të pritet vendimi i Komiteti i Ministrave.

“Me lejoni të konstatoj se rrallë ndonjëherë në historinë e anëtarësimeve pas vitit 1990 në Këshillin e Europës ndonjë shtet ka qenë kaq i përgatitur për t’ju bashkuar këtij organizmi. Kemi vepruar së bashku me të gjithë mekanizmat e Këshillit të Europës, raporti është pozitiv, të gjitha detyrat e shtëpisë janë bërë, prandaj presim që gjatë marsit, gjatë prillit por edhe gjatë majit të kemi lëvizje në këtë drejtim”,  citohet te ketë thënë Gërvalla. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë, me seli në Strasburg.

Mundësia për pranimin e Kosovës u hapë pas dëbimit të Rusisë nga KiE. Në mungesë të Moskës, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e saj dhe duke qenë se vendimet në merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Top Channel