Plagosi me thikë vëllain e tij të madh pas konfliktit në banesë, arrestohet 23 vjeçari në Pogradec

26/03/2024 13:41
foto ilustruese

Një 23 vjeçar i identifikuar si S.Sh është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi ditën e djeshme plagosi me thikë vëllain e tij më të madh.

Për pasojë 24 vjeçari i plagosur ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, sherri mes vëllezërve ka ndodhur nga një konflikt i çastit në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel