Inceneratorët/ SPAK i komunikon akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

26/03/2024 13:22

SPAK i ka komunikuar akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe MIrel Mërtirit për çështjen e inceneratorëve.

Prokurorët e posaçëm ia kanë komunikuar akuzat avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligorit, pasi ish-zv.kryeministri është në arrati.

SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, më 21 mars.

SPAK ka thirrur më parë edhe ish-bashkëshorten e Ahmetajt, Albina Mançka, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH. Mbrojtësi u shpreh se do të njihet me aktet e fashikullit javën që vjen, kohë në të cilën do të sqarojë edhe pozitën e saj, nëse do t’i komunikohet apo jo akuzë.

Top Channel