Sulmet e NATO-s në Serbi, Rusia kërkon seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

25/03/2024 16:09

Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbajë një seancë të posaçme në 25 vjetorin e fushatës së bombardimeve ajrore të kryera nga NATO në Serbi gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.

Nuk dihet me siguri megjithatë nëse seanca do të mbahet, pasi një apo edhe më shumë anëtarë të Këshillit mund të kërkojnë një votim procedural në përpjekje për të bllokuar mbledhjen. Media serbe cituan ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç sipas të cilit vendi i vet duhet të paraqesë të vërtetën e asaj që ndodhi një çerek shekulli më parë kur siç pretendon ai, u shkel ligji ndërkombëtar.

Gjithmonë sipas shtypit serb, nënkryetari i misionit rus në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky, u shpreh gjithashtu se agresioni i NATO-s, edhe ndarja e paligjshme e Kosovës nga Serbia siç e përkufizoi ai,  kanë shkelur rendin juridik ndërkombëtar të Aktit Final të Helsinkit dhe e quajti këtë fazën fillestare te cenimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe vendeve perëndimore.

Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më 24 mars 1999, NATO ndërhyri në luftën ndërmjet Ushtrisë Jugosllave dhe forcave  serbe nga njëra anë dhe njësive të UÇK-së në Kosovë nga ana tjetër. Me sulme ajrore ndaj objektivash në Serbi, vendet e aleancës e detyruan në atë mënyrë ish presidentin e republikës federale të Jugosllavisë, Sllobodan Milloshevic, të ndalonte spastrimin etnik në Kosovë e të parandalohej katastrofa madhore humanitare së cilës i druhej OKB-ja.

Ekspertë të së drejtësë ndërkombëtare si Wolf Heinchel von Heinig i konsiderojnë të palogjikshme  edhe lidhjet që Rusia tenton të bëjë me situatëne  Kosovës dhe Ukrainën.

“Edhe nëse njihet ndërhyrja humanitare, argumentet ruse janë sigurisht absurde. Nuk mund të bëhet fjalë për kushtet që mbizotëronin në atë kohë në Kosovë. Unë përmend vetëm spastrimin famëkeq etnik, i cili nuk ndodhi në Krime dhe as në juglindje të Ukrainës”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA