Dhunoi me grushte dhe shkelma një adoleshent, në pranga një 72-vjeçar në Elbasan

25/03/2024 10:44

Një 72-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 14-vjeçari në Elbasan.

I moshuari A.Ç ka goditur me grushte dhe shkelma të riun për motive të dobëta.

Po ashtu është vënë nën hetim një 36-vjeçar dhe një 47-vjeçar të dy nga Elbasani, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte një 28-vjeçar.

Në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar po nga Elbasani, pasi për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 29-vjeçar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po vijon puna për të vënë para drejtësisë 30-vjeçarin M.D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel