Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Durrës

23/03/2024 10:26

Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”, për të parandaluar një rast vjedhjeje.

U kap në flagrancë, gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, arrestohet 28-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Policisë Plazh, pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit H. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel