Kisha e Marmiroit në Orikum e pabanueshme! Mungon infrastruktura, ankohen banorët

23/03/2024 12:37

Mungesa e infrastrukturës dhe vëmendjes institucionale kanë bërë që kisha e Marmiroit në Orikum të humbasë vlerat.

Edhe pse konsiderohet si monument kulture me një rëndësi të veçantë historike, kjo kishë është bërë e pabanueshme. Banorë të Orikumit shprehen se të shumtë turistët e huaj që vijnë për të vizituar kishën, ndërsa për të përshkuar 3 km rrugë duhet të përballen me gropa dhe pellgje uji tani e pluhur në verë.

Sipas banorëve ndërhyrja e fundi në këtë kishës është bërë 50 vite më parë.

Top Channel