Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gruaja gjendet pa jetë në lumin e fshatit Mborje

23/03/2024 09:19
Foto Ilustruese

Një e moshuar nga Korça është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje, ndërsa një ditë më parë ishte larguar nga banesa.

“Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë”, njofton policia.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel