Shqipëria e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për në Euro 2024, që zhvillohet këtë verë në Gjermani.
Kuqezinjtë sfidojnë në Parma të Italisë, kombëtaren amerikano-latine të Kilit. Një provë e vërtetë pasi kundërshtarët renditet në skuadrat e nivelit mbi mesatar, madje janë shpeshherë pjesë e Kupës së Botës si dhe mjaft të spikatur në Kupën e Amerikës.
Kili, duket kundërshtari i duhur për trajnerin Sylvinho i cili ka ende për të marrë disa përgjigje nga lojtarët në organikë, sidomos kur vjen puna te sulmi aty ku shumë emra janë në garë për një vend mes listës së 23 lojtarëve që do të grumbullohen për europian.
Sa i takon formacionit të mundshëm, Sylvinho pritet t’i qëndrojë besnik jo vetëm skemës së tij 4-2-3-1, por edhe pjesës më të madhe të lojtarëve teksa pritet hapësirë nga minuta e parë për Mihajn në mbrojtje në mungesë të Ismajlit si dhe Brojës në majën e sulmit. Ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës mund ta ndiqni nëpërmjet SuperSport 2 duke nisur nga ora 20:45. /Supersport
Top Channel