Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është e prekur nga kanceri.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë ajo, me anë të një video-mesazhi, ku tregonte disa detaje. 42-vjeçarja deklaroi se sëmundja është kapur në fazat e hershme dhe se tashmë po vijon kurimin.

Ajo tha se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”. Pavarësisht vështirësive ajo ka shtuar se po bëhet më e fortë.

“Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej nëse ishte e prekur nga kanceri.

“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi. Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”, tha princesha.

Kate u shpreh se rikuperimi nga operacioni i saj në janar ka marrë kohë dhe prioriteti tani është të qetësojë familjen e saj.

“William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë. Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë. Familja tani ka nevojë për disa kohë hapësire ​​dhe privatësie”.

Detajet e sëmundjes së kancerit nuk janë bërë të ditura, por Pallati Mbretëror njoftoi se ka besim që princesha do të shërohet plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA