Futën mall kontrabandë nga kufiri i gjelbër në Devoll, dy persona përfundojnë në komisariat

22/03/2024 14:04

Dy persona janë shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet se kanë futur mallra kontrabandë nga kufiri i gjelbër në Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është konstatuar një kamionçinë e ngarkuar me disa kuintalë fruta të thata të cilat dyshohet se janë marrë në Greqi e janë kaluar nga mali drejt qytetit të Bilishtit.

Malli i transportuar nuk ka dokumentacion, ku drejtuesi i mjetit pritet të arrestohet nga policia dhe pasagjeri tjetër në mjet të vihet nën hetim.

Ky nuk është rasti i parë kur konstatohen tentativa të kondrabandimit të mallrave, pasi janë konstatuar edhe tre raste të tjera me të arrestuar dhe të proceduar penalisht.

Top Channel