FOTOT/ Sulmi me mbi 115 viktima në një sallë koncertesh pranë Moskës, pamjet nga vendi i ngjarjes

22/03/2024 22:37

Të paktën 115 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë autoritetet ruse.

Sipas tyre, ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes. Shpërthime të njëpasnjëshme u raportuan, po ashtu.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u informuar rregullisht për situatën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Putin u informua në minutat e parë për atë që ndodhi në Crocus City”, tha Peskov dhe shtoi se ai i ka dhënë “të gjitha udhëzimet e nevojshme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë, siç tha, “këtë sulm të përgjakshëm terrorist”.

Videot dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur duke hyrë në sallë dhe duke hapur zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik.

Në vendngjarje ndodhen forca speciale të sigurisë dhe policë të shumtë.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA