“Kriminel”, presidenti i Brazilit kritika për lirimin e Dani Alves: Paratë që ka, nuk e blejnë ofendimin ndaj gruas që përdhunoi

21/03/2024 17:07

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj lajmit se ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit dhe i Barcelonës, Dani Alves do të lirohet nga burgu pasi të paguhet garancia prej 1 milionë eurosh.

Duke kërkuar që ish-futbollisti të lihet në burg, presidenti brazilian tha se paratë që ka Alves, nuk mund të blejnë krimin e rëndë që i është bërë gruas ndaj së cilës ka abuzuar seksualisht.

“Paratë që ka Alves, paratë që dikush mund t’i japë atij hua, nuk mund të blejnë ofendimin që një burrë i bën një gruaje duke kryer përdhunim.”– u shpreh presidenti i Brazilit.

Ditën e djeshme, u raportua se Dani Alves, i dënuar me 4 vite e gjysmë burg për abuzim seksual do të lirohet nga burgu pasi babai i Neymar do të paguajë garancinë prej 1 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA