Mbrëmjen e nesërme (22 mars) kombëtarja shqiptare do të përballet me Kilin në një ndeshje miqësore që do të testojë formën e skuadrës.
Në një konferencë për mediat, kapiteni Berat Gjimshiti tha se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme dhe se futbollistët do të japin maksimumin e tyre.
Për Gjimshitin, fakti që ndeshja luhet në Itali, është një motivim shtesë.
“Skuadra e Kilit ka emra të mëdhenj. Është Kombëtare që gjithmonë përgjatë viteve të fundit ka qenë pjesëmarrëse në Botëror e në Kupën e Amerikës dhe do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne, ndeshje ku do të japim 100%-shin tonë. Në Kombëtare nuk është vetëm Ismajli apo Kumbulla, është edhe Aliji, Mihaj, Veseli, por në fund vendos trajneri kush do të luajë. Nuk do të jetë problem pasi flasim të njëjtën gjuhë dhe besoj se njihemi aq shumë kohë me njëri-tjetrin sa besoj nuk do jetë problem”– u shpreh Gjimshiti.
Top Channel