24/11 21:11
Ish-presidenti i Fifa-s Sepp Blatter foli për “Telegraph” për një eksperiencë sureale të përjetuar kur gjendej në koma pas një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale.
Vërtet interesant rrëfimi i Blatter që deklaroi:
“Kisha halucinacione në momentin kur nuk isha i ndërgjegjshëm. Pashë engjëj që erdhën për të më marrë me vete, por unë ju thashë që nuk isha gati dhe që nuk doja të ikja. Ata më thanë që duhej të vdisja pasi po më prisnin në parajsë, por unë refuzova. Kishte dhe zonja të veshura me të bardha që kujdeseshin për mua”./ Super Sport
Top Channel