Ish- futbollisti brazilian Dani Alves, i dënuar për abuzim seksual, u lirua me kusht nga një gjykatë në Barcelonë, duke paguar garancinë prej 1 milion eurosh.

Përveçse të paguajë garancinë, Alves duhet të dorëzojë pasaportën e tij spanjolle dhe braziliane të qëndrojë në Spanjë dhe të pranojë kontrollin javor në gjykatë.

Po ashtu, duhet t’i përmbahet një urdhri ndalimi që e pengon të afrohet më pak se 1000 metra nga viktima, nga shtëpia e saj, nga vendi i saj i punës apo vende të tjera që frekuenton.

Në shkurt, Dani Alves u dënua me katër vite e gjashtë muaj burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub të Barcelonës në natën e 31 dhjetorit në vitin 2022. Por avokatja këmbënguli se klienti i saj duhet liruar nga burgu për shkak se marrëdhënia me vajzën në fjalë ishte konsensuale dhe se asgjë nuk është bërë pa dëshirën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA