Një qytetar nga Durrësi, me banim në lagjen Nr.8, u ankua në redaksinë e “Fiks Fare” se ka paguar 7 vite faturat e ujit dhe sërish ka dalë debitor.

Ka marrë një librezë me emrin e tij, Vlash Dhima, por punonjësit e Ujësjellësit të Durrësit, i kanë vendosur numrin e kontratës gabim. Pra, poshtë emrit të tij ka qenë numri i një abonenti tjetër në lagjen nr.7. Qytetari ka vijuar të paguajë rregullisht, ka dalë debitor. Ka paguar edhe debinë, me vlerë rreth 90 mijë lekë të rinj, dhe sërish ka probleme.

“Kur kam blerë shtëpinë kam futur ujin dhe dritat. Shtëpinë e kam blerë para vitit 2017. Unë kam paguar ujin rregullisht. Pas 3 viteve që bleva shtëpinë më presin ujin se je debitor. Marr librezën dhe shkoj te Ujësjellësi. Këto e gjejnë vetë lagjen nr.7, se ku fillon dhe mbaron. Kontrata me ujësjellësin është bërë me emrin tim. E paguaja vazhdimisht dhe tani dal debitor sepse ngatërresën e ka bërë vetë ujësjellësi. Në vend që lekët të shkonin te kontrata ime, kanë shkuar për një person në lagjen nr.7. Këtu është lagja nr.8, unë quhem Vlash Dhima. Pagesat kanë shkuar për z. Hasan Dervishi” pohon qytetari.

Sipas tij, të gjitha pagesat deri në fund të 2023-shit kanë shkuar për abonentin tjetër. “Pagesat i vërtetoj se kam vulat dhe firmat te librezat. Kam dy libreza, të parën me pagesat nga viti 2017-të deri në 2022. Dhe tjetrën në vitin 2023. Të parën më thanë grise librezën, jo i thashë s’e gris se aty vërtetoj se kam paguar lekët. Unë shkoja atje te Ujësjellësi me librezë dhe disa muaj më thonin s’ke gjë për të paguar. Në këtë hark janë 20 muaj që s’kam paguar. Po e zëmë se janë 2 vjet, po 5 vjet të tjerat që kam paguar dhe i kanë shkuar personit tjetër” pohon 78 vjeçari.

Më tej shton se i kanë ndërprerë ujin dhe se ka faturat e rilidhjes. “Më mirë të më kishin lënë pa bukë, sesa pa ujë. Në vitin 2024 kam shkuar te Ujësjellësi dhe dal sërish debitor. Sipas atyre dal, sipas dokumenteve jo, s’e i kam paguar. Unë kam dalë debitor afër 900 mijë lekë të vjetra. Edhe këtë pagesë e kam bërë. E pagova s’e nuk rrija dot pa ujë! Po bën 3 vjet që s’ma zgjidhin. Ku ti gjej këto lekë, jam 78 vjeç. Kisha dhe s’kisha shkova dhe e pagova. Vunë sahat të ri. Ato më kanë thënë je debitor, kanë shkuar te kontrata tjetër në lagjen nr.7. Ç’taksirat kam të paguar gabimet e të tjerëve” përfundon denoncuesi.

Pas ankesës, gazetarët e Fiksit sëbashku me të moshuarin shkojnë në ambientet e Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku takojnë përgjegjësin e financave. “Qytetari ka pasur një librezë me një numër kontrate që s’i takon dhe ka paguar vazhdimisht me atë librezë. Ai ka paguar për një person tjetër” pohon përgjegjësi. Më tej shton se UKD, ka konstatuar nga grupi i punës që realisht janë dy shtëpi të ndryshme dhe s’dihet shkaku përse ka pasur atë librezë dhe ka paguar për një shtëpi që është në lagje tjetër. “Ky e ka në lagjen n8, ndërkohë shtëpia tjetër është në lagjen nr.7. Ai ka pasur librezën gabim dhe është paraqitur me një numër kontrate dhe ka bërë pagesën. Është paraqitur me librezën me emrin Hasan Dervishi” thotë përgjegjësi.

Fiksi i thotë se libreza është në emrin Vlash Dhima dhe rruga Hasan Dervishi. Ai pohon se UKD ka numër identifikimi. ‘S’ma keni zgjidhur prej 3 vitesh” i thotë qytetari. Ndërkohë, gazetarët i bëjnë me dije se është bërë një gabim, por gabim pas gabimi se qytetari është ripajisur me librezë të re në 2023 dhe sërish me numrin gabim, por me emrin e tij! Madje, ai ka paguar muajt e 2023-shit, ndërkohë që ka paguar edhe 900 mijë lekë si debitor. “Zotërisë i është konstatuar se është debitor si godinë dhe i ka paguar. Por këto lekët i kanë shkuar llogarisë së një personi tjetër. Ky personi tjetër është te kjo lagja tjetër që u identifikua dhe është mbajtur një procesverbal që janë këto dy persona. Tani gjithë problematika që s’po e zgjidhim dot është që ky personi është jashtë. Duhet të paraqitet dhe të jetë dakord edhe ai. T’ia marrim pagesat dhe t’ia çojmë te Vlashi” thotë përgjegjësi.

Fiksi e pyet përgjegjësin se kush e ka bërë gabimin, emri i denoncuesit (Vlash Dhima) dhe numri i qytetarit tjetër. “Nuk e identifikojmë dot. Dakord, është bërë te zyrat e Ujësjellësit” pohon ai. Fiksi e pyet sesi zgjidhet dhe ai pohon se e ka çuar për verifikim. “Unë i kam thënë se mos paguaj momentalisht këtë 900 mijë lekë. Tani ka ndodhur gabimi” shton përgjegjësi, ndërsa gazetarët i bëjnë me dije se pagesa është bërë për shkak se qytetarit i është ndërprerë uji i pijshëm. “Duhet të pyes personin tjetër sa pagesa ka bërë dhe t’ma verifikojë me libreza. Jam i sigurt që s’i ka bërë. Këtë do bëjmë” pohon përgjegjësi. “Kam paguar gati 1 milionë më tepër, por jo për fajin tim. Nga e keqja se më prenë ujin. Jam detyruar t’i paguaja. Kam paguar dyfishin” përfundon qytetari.

***

Ujësjellës Kanalizime Durrës

Përgjegjësi – Qytetari ka pasur një librezë me një numër kontrate që nuk i takon dhe ka paguar vazhdimisht me atë librezë.

Gazetari – Për një person tjetër?

Përgjegjësi – Po! Të paktën ky është pretendimi dhe konstatimi që ka ngritur qytetari.

Gazetari – Ju çfarë keni konstatuar?

Përgjegjësi – Ne kemi konstatuar nga grupi i punës që realisht janë dy shtëpi të ndryshme dhe nuk dihet shkaku pse ka pasur atë librezë dhe ka paguar për një shtëpi që është në lagje tjetër.

Gazetari – Po pra, kjo është lagja Nr.8, ndërkohë që …

Përgjegjësi – Ajo është në lagjen Nr.7.

Gazetari – 7-të, po!

Përgjegjësi – Po, jam në dijeni të problematikës dhe e kam sqaruar disa herë qytetarin.

Gazetari – Po pse ka paguar, pse është lejuar të paguajë?

Përgjegjësi – Ne si Shoqëri njohim numër identifikimi numrin e kontratës. Zotëria është paraqitur në sportel me një numër kontrate dhe ka kërkuar që të bëjë pagesën me librezën gabim.

Gazetari – Është paraqitur …

Përgjegjësi – Më kupton, me librezën me emrin Hasan Dervishi.

Gazetari – Jo, libreza njëra …

Qytetari – Libreza thotë Vlash Dhima.

Gazetari – Lëshuar, Zotit (Vlash Dhima), rruga “Hasan Dervishi”! Libreza është tamam.

Përgjegjësi – Të lutem, ne kemi numër identifikimi këtë numër këtu. Më kupton?

Gazetari – Po. Po ky është për lagjen Nr.7!

Përgjegjësi – Po, shumë bukur. Kur vjen te sporteli, edhe ti po të vish tani, me këtë librezën operatorja që punon aty s’është se të njeh ty personalisht. Njeh librezën dhe numrin e kontratës. Dhe asaj i del fatura në sistem për t’u paguar. Dhe thotë kaq është detyrimi, e paguan dhe e merr. Zotit Vlash ky konstatim i është bërë, kur ka shkuar grupi po themi te zona ku ka shtëpinë …

Gazetari – Para 3 vitesh ka ardhur për herë të fundit, para 3 vitesh i është konstatuar kjo problematikë.

Qytetari – Para 3 vjetësh dhe sot unë s’kam zgjidhur problem.

Përgjegjësi – Te unë ke ardhur para 3 vitesh?

Qytetari – Unë kam disa herë që kam ardhur te ti, nja 5 herë.

Gazetari – Nëse ky ka paguar deri në 2022-shin, e lëmë se është bërë gabim (libreza), u lëshuar një librezë tjetër dhe thotë lagja Nr.8.

Përgjegjësi – Po.

Gazetari – Kjo këtu, në 2023-shin dhe ky ka paguar 2023-shin.

Përgjegjësi – Po.

Gazetari – Ndërkohë që ka paguar sërish këtu (debinë rreth 90 mijë lekë).

Përgjegjësi – Zotërisë i është konstatuar që është debitor.

Gazetari – Po.

Përgjegjësi – Si shtëpi, si godinë. Si numër, se thashë që ne numër identifikimi kemi numrin e kontratës. Çdo godinë ka një numër kontrate. Dhe vjen dhe thotë unë e kam paguar. Dhe ka plotësisht të drejtë që e ka paguar. Këtë s’e mohojmë dot. Tani këto lekët i kanë shkuar llogarisë së një personi tjetër. Tani ky personi tjetër është te kjo lagja tjetër që u identifikua, është mbajtur një proces-verbal që janë këto dy persona.

Gazetari – Po.

Përgjegjësi – Tani gjithë problematikë që s’po e zgjidhim dot është se ky personi është jashtë.

Gazetari – Personi tjetër?

Përgjegjësi – Po, dhe duhet të paraqitet dhe të jetë dakord dhe ai. Se do ndërhyjmë te llogaria e atij në sistem që t’ia marrim pagesën dhe t’ia çojmë Zotit Vlash.

Gazetari – Por në momentin që u lëshua kjo, kjo thotë “lëshuar Zotit Vlash, rruga ‘Hasan Dervishi'”.

Përgjegjësi – Jo, jo më vjen keq.

Gazetari – Është bërë gabim numri?

Përgjegjësi – E kuptoj, këtu është një … Nëse do të merremi me detaje jam dakord që ti mund të më thuash që këtu rruga z. Hasan. Numri i identifikimit që ka pasur te libreza ka qenë gabim!

Gazetari – Po.

Përgjegjësi – Dhe këtë unë personalisht s’e identifikoj dot.

Gazetari – Kush e ka bërë gabimin?

Përgjegjësi – S’e identifikojmë dot kush mund ta ketë bërë!

Gazetari – Është bërë në zyrat e Ujësjellësit?

Përgjegjësi – Tani, dakord pra!

Gazetari – Tani, si i zgjidhet?

Përgjegjësi – Unë ia kam dhënë zgjidhjen.

Gazetari – Po ka paguar 1 milionë lekë (debinë).

Përgjegjësi – Të lutem ja. Zgjidhja është, kam çuar për identifikim …

Gazetari – Po ai ka paguar …

Përgjegjësi – Të lutem, ia kam thënë nga ana njerëzore. Unë kam kaq vite që …

Gazetari – Që mos ti paguante?

Përgjegjësi – Po. Mos paguar momentalisht, sa të identifikojmë këtë problematikë. Ta thërrasim njeriun.

Gazetari – Ishte pa ujë, i është ndërprerë 4 herë uji. 4 herë uji i është ndërprerë, i ka të gjitha këto rilidhjet, ndërprerjet.

Përgjegjësi – Uji i është ndërprerë dhe …

Gazetari – Prandaj i ka paguar është detyruar.

Përgjegjësi – Tani edhe unë e kam të pamundur që ti ndërhyj te kjo pagesa e këtij personit pa më dhënë një shkresë që “po jam dakord”. Kam 2 libreza, duhet ti shkoj atij zotërisë që i kanë shkuar lekët, po ti ke bërë ndonjëherë pagesë për këtë kontratë. Ma vërteto nëpërmjet librezës. Jam i sigurt që s’i ka bërë!

Gazetari – Po.

Përgjegjësi – Po nuk i bëj dot veprimet pa i pasur këto të dyja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel