2.6 vite burg për Alda Klosin, Prokuroria shpall pretencën, ja sa është dënimi që kërkon për sanitaren dhe djalin

19/03/2024 13:30

Sanitarja e shtëpisë së ish-drejtoreshës, Alda Klosi, Rozeta Dobi mbërriti në Gjykatën Penale, së bashkua me djalin e saj. Ndërkohë, Klosi nuk është paraqitur.

Ndërkohë, Prokuroria shpalli pretencën, ku kërkoi të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg dhe te aplikohet edhe 1/3 e uljes së dënimit me gjykim te shkurtuar.

Për Rozeta Dobin, Prokuroria kërkoi të mbahen parasysh rrethanat lehtësuese pasi ka bashkëpunuar me prokurorinë. Për të kërkohen 6 vite burg dhe të aplikohet gjykimi i shkurtuar.

Havier Dobi të dënohet me 4 vite burgim dhe të aplikohet edhe ulja e dënimit me 1/3. Në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.

Prokuroria thekson se është vërtetuar që në 15 tetor 2022, është bërë vjedhja e 462 mijë eurove. Po ashtu kërkohet që dy mjetet që janë blerë nga djali i sanitares me paratë e vjedhura të kalojë në favor të shtetit.

Dy javë më parë, Klosi dhe sanitarja u ballafaquan me njëra-tjetrën këtu në Prokurorinë e Tiranës. Gjatë rimarrjes në pyetje, përballë njëra tjetrës, edhe Klosi edhe Dobi këmbëngulën versionin paraprak që kanë dhanë në polici.

Ish-zyrtarja i qëndron alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ja vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh. por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për ti ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit.

Kundër njëra tjetrës, të dyja po përpiqen të rëndojnë pozitën e kundërshtares, që nëse vërtetohet se cila është fajtorja, tjetra i shpëton drejtësisë. Megjithatë për ish drejtoreshën e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj gurët kanë filluar të lëvizin, meqenëse ajo nuk e justifikon dot se ku e gjeti burimin e 120 mijë eurove. Një biznesmen ka deklaruar se i ka dhënë ai borxh, por edhe ky qëndrim mbetet i dyshimtë për akuzën.

Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim, kurse Klosi për pastrim parash, deklaratë të rreme para policisë dhe fshehje pasurie.

Top Channel