“Jam gladiatore me taka”/ Meta e la jashtë kryesisë, Kryemadhi paralajmëron largimin nga politika: Pas 30 vjetësh ka ardhur koha të kem prioritet fëmijët

27/04/2024 15:40

Monika Kryemadhi ka paralajmëruar tërheqjen nga politika gjatë një komunikimi për mediat pra nisjes së Konventës Kombëtare.

Ajo u shpreh se në këto 30 vite ka qenë një gladiatiore në arenën e politikës dhe tashmë ka ardhur koha që mos të luftojë më, por të ketë prioritete të tjera.

Kryemadhi: Anëtari i partisë s’mund të propozojë individë me të cilët ka konflikt interesi. Unë nuk besoj tek fraksionet, por tek vërtetësia e secilit nga ne, Monika nuk e bën për të bërë shoë, jam një gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat sepse jam grua, nuk jam burrë.

Ju vjen keq që s’do të jenë pjesë e strukturave të Partisë së Lirisë?

Kryemadhi: Normal që ndjej keqardhje.

Përse s’e sfiduat Ilir Metën?

Kryemadhi: Monika Kryemadhi në këto 30 vite ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, pas 30 viteve mendoj që ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë: Bora Besi dhe Era. Monika nuk do luftojë më por do shikojë prioritete të tjera. Mos harroni që ka mbushur 50 vjeç, një gjysmë shekulli. Dhe një gjysmë shekulli do vijë.

Top Channel