Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në disa qarqe të vendit Një muaj pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit, shqiptarit Edison Malaj në Cozenca të Italisë ka pasur protesta. Tubimi i organizuar nga shqiptarë mbrëmjen e djeshme, por edhe italiane të zonës u bë me qëllim që të merren masa par kushtet e punës në ndërtim.
55-vjecari shqiptar, baba i dy fëmijëve që jetonte e punonte prej 25 vitesh në ndërtim në shtetin italian humbi jetën një muaj më parë pasi një pllakë betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë në kantierin ku punonte në Castrovillari.
Për ngjarjen po kryhen hetime, ndërkohë që prokurorët e çështjes ende nuk kanë dalë në konkluzionin nëse kompania që kryente punimet respektonte të gjitha rregullat e sigurisë. Nën hetim për ngjarjen vijojnë të jenë pronari dhe dy përgjegjës të kompanisë
Prokurorët kanë sekuestruar gjithashtu kamerat në kantierin ku ndodhi tragjedia si dhe vijojnë me marrjen e dëshmive të punonjësve të tjerë dëshmitarë, ditën e aksidentit fatal.
“Shpresojmë që drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe ky është një hap i parë”, tha Sara, vajza e punëtorit që humbi jetën.
“Babi ishte një njeri solar, e donin të gjithë dhe nuk thoshte kurrë jo”, kujtoi Sara, duke falënderuar të gjithë ata që u bashkuan me protestën e tyre.
Dhe pikërisht për t’i dhënë një shtysë hetimeve, që dikush të mbahet përgjegjës për ngjarjen e rëndë, shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë dhe protestuan, për gati 181 viktima në punë vetëm përgjatë tre muajve të parë të 2024.
Top Channel