U larguan me “BMW” e vjedhur, shqiptarët aksidentohen në Itali, dy prej tyre humbin jetën, tjetri i plagosur rëndë

17/03/2024 13:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Itali, në zonën mes Colleferro dhe Anagni, ku pas aksidentimit me makinë, dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Referuar mediave italiane, makina tip BMW e cila drejtohej nga një shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë duke u përmbysur. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë. I plagosuri, gjatë rrokullisjes së mjetit, ka dalë jashtë tij, duke i shpëtuar diegies.

Po ashtu raportohet se kjo makinë ishte e vjedhur, por nuk dihen më shumë detaje.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ndërsa trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas asaj që bëri me dije policia, në makina u gjetën mjete për vjedhje.

Top Channel