Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënonte dhe shantazhonte nëpërmjet telefonit një 21-vjeçare për t’i marrë para.

22-vjeçari me inicialet  G.D., nga Elbasani u kap në një parkim në Tiranë, në momentin që do merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel