20 vjet nga revolta kundër Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ku mbetën të vdekur 19 persona! Dy fëmijë u mbytën në lumë

17/03/2024 09:50

Njëzet vjet më parë, shpërtheu revolta popullore kundër Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-ut).

Pas përfundimit të luftës në qershor 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në përkeqësimin e ekonomisë së Kosovës.

Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë, treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.

Top Channel