Foto ilustruese

Një 63-vjeçar mbeti i plagosur pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 16:20 në aksin rrugor Krahës-Tepelenë.

Automjeti me drejtues 57-vjeçarin B. M. është përplasur me motomjetin me drejtues M. N., rreth 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shoferi i motorit M. N., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel