Kontrollet në Sauk për Eljon Haton, RENEA gjen makinën e blinduar të kushëririt të Ervis Martinajt! Sekuestrohen armë dhe bllokues valësh

16/03/2024 20:25

Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara nga forcat “RENEA” mbrëmjen e djeshme në Sauk në tenativë për të gjetur Eljon Haton, i cili njihet si krahu i djathtë i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se gjatë kontrolleve, poshtë një pallati në Sauk, policia ka gjetur një makinë të blinduar që mësohet se i përket Emiliano Ninës, kushëririt të Ervis Martinajt.

28 vjeçari Emiliano Nina ndodhet në paraburgim pasi u arrestua në tetot të vitit të kaluar si personi që shkaktoi aksidentin e frikshëm te Diga e Liqenit të Tiranës në 22 gusht të 2023-it.

Brenda automjetit të gjetur në parkimin e pallatit, u gjetën armë dhe bllokues valësh që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas burimeve, makina e blinduar përdorej nga Olsi Gjoshi, 37 vjeç. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Top Channel