FOTOT/ Buqeta me lule për zonjat deputete, Alibeaj në harmoni me Xhafajn, opozita nuk e lëshon foltoren. Çfarë nuk u pa nga seanca plenare

07/03/2024 11:36

Zonjat deputete morën buqeta me lule sot në seancën plenare, me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, ndërsa seanca u shoqërua sërish me përplasje e zhurmues nga opozita.

Deputetet e opozitës qëndruan në këmbë me pankarta në duar në foltore. Teksa mazhoranca po voton projektligjet sipas rendit të ditë, Gazment Bardhi kundërshtoi me tone të larta. “S’keni kuorim”, iu drejtua ai nënkryetares së parlamentit, Ermonela Felaj, e cila deklaroi se janë prezent në sallë 68 deputetë.

Deputeti demokrat Ervin Salinaji ironozoi mazhorancën që po votonte projektligjet. “Jeni dele! Kokën poshtë, kartonin lart”, iu drejtua ai.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, mori fjalën mes tensioneve në sallë, për t’i kërkuar të gjejnë gjuhën e komunikimit, për t’i dhënë fund situatës në Kuvend. Duke uruar 7 Marsin, ministrja tha se opozita po jep një shembull të keq për fëmijët dhe sjellja e tyre nuk pasqyron atë “që na kanë mësuar mësuesit”.

Deputeti Petrit Doda iu drejtua me tone të larta Spiropalit, madje në një moment goditi Foltoren. Spiropali i kërkoi të qetësohet, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj i kujtoi se jemi në prag të 8 Marsit dhe mesazhi që po jep, nuk është i duhuri.

FOTO GALERI
6/53

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA