“Mami e ka vuajtur qëndrimin tim në BBV”/ Miri i përlotur në “S’e Luan Topi”: E vështirë, akuzat ishin të rënda 02/05 18:49
Gjatë seancës së sotme, që vazhdoi me tensione, deputeti demokrat Ervin Salinaji ironozoi mazhorancën që po votonte projektligjet.
“Jeni dele! Kokën poshtë, kartonin lart”, iu drejtua ai.
Me të njëjtin skenar si në seancat e kaluara, deputetë e opozitës u mblodhën para Foltores, ku qëndruan në këmbë, duke mbajtur pankarta kundër qeverisë në duar. Sërish, nuk munguan bilbilat dhe zhurmuesit.
Por, nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, vijoi me rendin e ditës, duke votuar projektligjet, një prej të cilëve zgjatja e afatit deri në fund të 2024-ës të ligjit për investimet strategjike.
Top Channel