Përdhunimi në grup i shqiptares, ish-futbollistit të Milanit “i kërcasin prangat në fytyrë”

06/03/2024 14:05

Prangat i kërcasin sërish në fytyrë futbollistit brazilian Robinho.

Ky i fundit është dënuar me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një shqiptareje në një klub nate në Milano, pikërisht në janar të 201-ës, kur futbollisti vishte fanellën e Milanit.

Hetimi ndaj Robinhos nisi në 2017-ën dhe gjykata italiane e dënoi me vendi të formës së prerë në 2022-shin, me 9 vite burg, të cilave deri tani braziliani u ka shpëtuar duke u rikthyer në shtëpi dhe firmosur me klubin e Santosit.

Megjithatë shteti italian dhe ai brazilian janë shumë pranë një marrëveshjeje për homologimin e dënimeve të gjykatave përkatëse. Marrëveshja pritet të ‘ratifikohet’ nga Gjykata Supreme e Drejtësisë në Brazil dhe fill pas kësaj, i hapet udhë arrestimit të Robinhos e dërgimit të tij në burg, për të vuajtur dënimin që ka marrë në Itali.

Vlen të theksohet se Robinho i dha fund karrierës në Europë në vitin 2020, për t’u transferuar te Santosi, ku nuk luajti asnjë ndeshje, derisa palët vendosën të prishin kontratën me marrëveshje. Një nga arsyet e largimit të Robinhos nga Europa, ishte pikërisht gjyqi për përdhunim dhe urdhri i arrestit që lëshuan gjykatat italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA