Muzeu Historik Kombëtar mbyllet për katër vite! Do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë

06/03/2024 18:00

Dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të qëndrojnë të mbyllura për katër vite.

Njoftimin e ka dhënë vetë institucioni duke lajmëruar mbylljen e dyerve për arsye rikonstruksioni që prej 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028.

Restaurimi i tij vjen në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”.

Rikonstruksioni do të fillojë në 16 mars dhe vizitorët vendas dhe të huaj nuk do të kenë mundësi ta vizitojnë deri në 2028.

Pas mbylljes së Galerisë Kombëtare të Arteve për arsye rikonstruktimi tashmë radhën e ka Muzeu. Aktualisht pranë Muzeut ndodhet edhe fondi i Galerisë Kombëtare.

Aktualisht ky institucion ka një drejtore të komanduar, Entela Cipën pas dorëheqjes së Dorian Koçit si kreu i Muzeut Historik Kombëtar.

Rikujtojnë se një pjesë e muzeut kombëtar, konkretisht mozaiku 42-vjeçar përfundoi restaurimin para dy vitesh. Restaurimi i tij kushtoi 1 mln euro kushtoi dhe u realizua me fondet e Bashkimi Europian.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.

Aktualisht, Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: Antikiteti, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 objekte kishtare liturgjike); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte.

Top Channel