Një jetë pa frena, shpesh tej gjithë limiteve, dhe tani beteja e përditshme kundër alkoolizmit!
Në moshën 56-vjeçare, legjendari Paul Gascoigne rrëfehet në podcastin e High Performance.
“Isha një pijanec i lumtur. Nuk jam më! Tani jam një pijanec i trishtuar. Nuk dal për të pirë, pi në shtëpi“.
I konsideruar një nga mesfushorët më të mirë anglezë të të gjitha kohërave, me 57 prezenca në Kombëtare, Gascoigne ka veshur fanellat e Newcastle, Tottenham, Lazio dhe Rangers.
Në lidhje me veten thekson: “Njerëzit njohin Paul Gascoigne, po askush nuk njeh Gazzan. As unë nuk e njoh ndonjëherë... “.
Gascoigne tregoi se tani nuk ka një shtëpi dhe jeton në banesën e menaxheres së tij, Katie Davies. Dhe që ka rinisur të frekuentojë mbledhjet e Alkoolistëve Anonimë:
“Vazhdoj të luftoj kundër alkoolizmit, dhe jetoj në shtëpinë e agjentes sime. Nëse dua një ditë të keqe, e di se nëse shkoj në pab e tillë do të jetë. /Supersport
Top Channel